Mishi i kalit, një ‘trend’ në Londër

15/03/2013 00:00

Javët e fundit në Angli ka shpërthyer ai që mediat e quajnë skandali i mishit të kalit që u shërbehej konsumatorëve për mish viçi në produkte e nënprodukte të ndryshme mishi.

Megjithatë në gjithë Britaninë e Madhe nuk ka një ligj që të ndalojë konsumimin e mishit të kalit dhe gjithcka nisi nga një tabu. Situata u përshkruajt alarmante dhe autoritetet nisën të verifikonin llojet dhe marka të ndryshme mishi në treg.

Në përfundim të hetimeve u mbërrit në përfundimin se mishi i kalit importohej nga Rumania. Pjesa më e madhe e konsumatorëve nisën të distancoheshin nga produktet e identifikuara si mish kali apo në përqindje të tij.

Kryeqëzimi i produkteve të këtij mishi që e vendosën në qendër të vëmendjes, ishte një mundësi e mirë që nuk duhej humbur në disa nga restorantet e Londrës që ecën “kundër rrymës”. Disa prej tyre kanë nisur të reklamojnë specialitetet e tyre me mish kali 100 përqind.

Ata thonë se jo vetëm që kanë klientë, por se disa prej tyre udhëtojnë qindra kilometra për të provuar mishin e kalit.  

Top Channel