13 ditë pas largimit nga detyra të Papa Benedikti XVI, Vatikani zgjodhi udhëheqësin e ri. Ati i Shenjtë i më shumë se 1.2 miliardë njerëzve është Horhe Mario Bergolio (Jorge Mario Bergoglio), i cili do të quhet Papa Francesku I. Ishte Papa Gjon Pali i Dytë i cili në vitin 2001 e gradoi kardinal. Ai vlerësoi tek Bergolio punën e një jete si njeri i përulur, veçanërisht i devotshëm dhe që pavarësisht mundësive për të bërë një karrierë të rehatshme në zyrat e Kishës Katolike, zgjodhi jetën e një misionari të vazhdueshëm.

Shqetësim dhe nevojë për reflektim ka shkaktuar në komunitetin akademik një “incident” i treguar nga profesori i Universitetit të Shkencave Sociale dhe Politike në Athinë, Donatos Papajanis. Profesori ka treguar për gazetën greke “Espresso” se ishte duke dhënë mësim në departamentin e Administratës Publike dhe i pyeti studentët rreth betejës së Maratonës. Sipas rrëfimit të Papajanis, në auditorin prej 300 studentësh, që pretendohet se janë shkencëtarët e ardhshëm të vendit, mbizotëroi një heshtje varri. Në momentin që do ndërpriste leksionin deri sa studentët të gjenin përgjigjen ai u surprizua kur dikush kërkoi t’i përgjigjej pyetjes. Duke marrë shkas nga përgjigja e saktë e studentes, profesori e pyet atë nëse është nga zona e Maratonës. Por akademiku grek tregon se vajza me përulësi tha: “Emri im është Silvana dhe jam nga Shqipëria”.

Bileta për trasportin urban në kryeqytet nuk do të ndryshojë. Deklarimet e ditëve të fundit nga Shoqata e Transportit qytetas se çmimi do rritet deri në 70 lekë, ka shqetësuar jo pak përdoruesit e këtij shërbimi. Kompanitë që do të shtrenjtojnë biletën, sipas Bashkisë së Tiranës, do tu hiqet licensa.

NJË ERË E RE PËR BALLKANIN, kështu është komentuar fotoja e një të riu serb që puthet me një vajzë kroate. Fare të rinj në moshë, të mbuluar me flamujt respektivë të vendeve të tyre, të dy marshojnë së bashku në paradën e organizuar nga United Ëorld College, në Mostar, një qytet që u dëmtua rëndë nga bombardimet gjatë konfliktit të Bosnjes.

Top Channel