George Clooney sërish beqar

15/03/2013 15:15

George Clooney është ndarë nga Stacy Keibler, partnerja me të cilën ishte lidhur që nga korriku i vitit 2011. Aktori 51-vjeçar duket se i ka dhënë fund romancës pasi ai dhe Keibler kërkonin gjëra të tjera nga lidhja.

Një burim tha për tabloidin ‘The Sun’: “Ata të dy e dinin që nuk do të martoheshin kurrë dhe nuk do të kishin fëmijë, por Stacy donte një bashkëshort dhe një familje në vitet e ardhshme.”

Gjithashtu mendohet se aktori i famshmëm , në mënyrë që të zbusë pak ndarjen, i ka bërë dhuratë ish të dashurës së tij një apartament dhe disa bizhuteri të kushtueshme.

Për momentin, George Clooney ndodhet në Gjermani duke xhiruar filmin ‘The Monument’s Men’, ku do të interpretojë edhe Matt Damon.

Top Channel