Aktorja e “Spring Breakers”, Vanessa Hudgens, tregoi anën e saj të pasme më të mirë, ndërsa shkoi për stërvitje në një qendër palestre në Los Anxhelos.
E ndjekur nga fotografë, 24-vjeçarja u shndërrua në reklamën më të mirë për palestrën e saj, nëpërmjet shfaqjes së një fiziku me të vërtetë të pakrahasueshëm.
E tonifikuar dhe pa asnjë gjurmë celuliti, e reja u tregua e kujdesshme për të ndjekur modën edhe në veshjet e sportit, e veshur me stil dhe sipas tendencave të fundit.
Një aktore jo shumë e njohur për publikun shqiptar, Hudgens konsiderohet si një prej yjeve në rritje të Hollivudit, që prej pjesëmarrjes së saj në serialin e suksesshëm “Spring Breakers”, përkrah aktores dhe këngëtares Selena Gomez.
Top Channel