Swanapoel: Sekreti im i vetëm është uji

14/03/2013 18:50

Një prej modeleve më të famshme dhe të suksesshme në botë, Candice Swanapoel, nuk priti publikimin e fotove të saj të reja për linjën e veshjeve intime “Swim”, për të treguar edhe një herë më shumë linjat e saj të mrekullueshme.

24-vjeçarja nuk priti publikimin zyrtar, duke paraprirë në llogarinë e saj në “Twitter” ku postoi dy fotografi të reja.

Edhe një herë më shumë, imazhet treguan linjat e mrekullueshme të afrikanojugores.

Njëkohësisht, në një intervistë të botuar në një revistë mode, e reja pretendoi këtë të enjte se ka vetëm një sekret të vetëm për ruajtjen e linjave kaq të rregullta, konsumin e vazhdueshëm të ujit.

Top Channel