Zakonisht duket si një personazh filmash vizatimorë, me parruke me ngjyra të ndezura, buzëkuq të fortë e veshje ngjyra-ngjyra, por Nicki Minaj ka shfaqur anën e saj pak të njohur në disa poza për revistën ‘Elle’ duke treguar se edhe ajo mund të jetë normale.

Këngëtarja duket shumë mirë me pak tualet dhe me veshje normale, por ajo u shpreh e shokuar: “Kur pashë veten në pasqyrë pa buzëkuqin tim rozë të fortë, u shokova. Ngjyrat e forta janë pjesë e imja tashmë. Kur po pozoja pa tualetin tim të zakonshëm, mu duk vetja nudo. Ishte një eksperiencë e frikshme.”

Nicki theksoi në intervistë se në fillim të karrierës së saj, objektivi kryesor ishte t’i blinte një shtëpi nënës, por tani ka një tjetër më të madh.

“Gjëja e vetme që doja në fillimet e mia ishte një shtëpi për mamanë, ndërsa tani dua të vë pasuri në mënyrë që edhe nipërit e mbesat të kenë para’ për universitet. Dua të dominoj botën, në kuptimin që dua t’i jap gjithçka që ka nevojë familjes sime. Ky është qëllimi im tani”, deklaroi 30-vjeçarja.

Top Channel