I thyejnë dhëmbët, fansi padit “Gun N’Roses”

14/03/2013 18:10

Një fans i “Guns N’Roses” paditi këngëtarin Axl Rose, duke kërkuar një dëmshpërblim financiar prej 5 mijë dollarësh, pasi u qëllua me mikrofon në fytyrë, duke humbur dy dhëmbë.

I pranishëm në koncertin e grupit të famshëm rock në Perth, Australi, Darren Wright ishte i pafat, kur ajo që duhet të konsiderohej një dhuratë për publikun, mikrofoni, e gjeti të papërgatitur, duke iu përplasur në fytyrë dhe thyer dhëmbët.

Darren theksoi se nëpërmjet padisë nuk synon të arrijë përfitime financiare, por vetëm të mbulojë shpenzimet e larta dentare, të cilat nuk i përballon dot vetë.

”Me të gjithë dritat dhe shpërthimet në skenë, nuk pashë asgjë. Ndieva vetëm që u përplas diçka pas meje. Mendova se më gjuajtën me grusht dhe për disa sekonda nuk kuptova asgjë. Më pas dikush u vërsul mes këmbëve të mia, për të marrë mikrofonin”, shpjegoi Wright.

Manaxheri i turit të “Gun N’Roses”, në faqen zyrtare, kërkoi ndjesë dhe i ofroi që t’i dhuronte një mikrofon të firmosur nga anëtarët e grupit, por tifozi 39-vjeçar e refuzoi dhuratën.

”Sinqerisht, një mikrofon nuk mund të më rregullojë dhëmbët dhe as të paguajë 5 mijë dollarë për dentistin tim. Unë jam një baba i vetëm i një djali 4-vjeçar dhe me të vërtetë po e përballoj me shumë vështirësi jetesën në Perth”, tha Wright.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA