Aksident rrugor për Miranda Kerr

14/03/2013 14:20

Shërohu shpejt, Miranda Kerr! Modelja 29-vjeçare e “Victoria’s Secret” u fotografua të martën në Los Anxheles me një protezë në qafë, që sipas thashethemeve ishte detyruar ta vinte pas një incidenti me makinë.

Zëdhënësja e Kerr, Annie Kelly tha për mediat se modelja ishte përfshirë në një aksident rrugor të hënën në autostradën e LA.

Sipas burimit, makina e saj ishte goditur nga një tjetër teksa ajo po udhëtonte me një koleg. “Ajo ka shumë dhimbje, por jemi të gëzuar që nga aksidenti nuk pati ndonjë gjë serioze”, deklaroi zëdhënësja.

Djali 2-vjeçar i Kerr nuk ishte në makinë në momentin e aksidentit. Ajo iu nënshtrua një kontrolli pas përplasjes dhe u detyrua të vendoste një qafore.

Vetë modelja nuk e ka komentuar aksidentin. Ajo u mundua ta mbulonte protezën gjatë lëvizjeve në qytet ditën e martë duke veshur një shall të hollë.

Top Channel