Olga Kurylenko, e mahnitur nga Tom Cruise

13/03/2013 00:00

Ka interpretuar përkrah disa nga aktorëve më të famshëm hollivudianë, duke përfshirë këtu Ben Affleck dhe Daniel Craig, por Olga Kurylenko ka mbetur e mahnitur nga Tom Cruise.

Aktorja 33-vjeçare e ka përshkruar kolegun e saj me të cilin ka punuar në filmin ‘Oblivion’ si një “person mahnitës”.

Në një intervistë për revistën ‘V’, Olga deklaroi: “Do të rrija duke e parë gjithë ditën. Kam mësuar shumë nga ai.”

“Tom është një nga aktorët më bujarë me të cilët kam punuar dhe është shumë energjik”, shtoi aktorja ukrainase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA