Nudot më të shtrenjta në botë

13/03/2013 18:40

Nudot nuk jane pa gjë!  Shpesh here keto piktura kapin vlera marramendese.

Nje pikture nudo gjithmone ngjall interes dhe kryesisht nudot me te suksesshme ne bote, jane ato femeroret. Nder te vetmet nudo te seksit tjeter qe ka bere histori ne artin figurativ eshte ajo e piktorit Mikelaxhelos.

Thone qe vepra te tilla arti jane te paçmueshme, por ne ju prezantojme me disa nga nudot më të njohura dhe më të shtrenjta të të gjitha kohërave.

Nu assis sur un divan (la belle Romaine) – Amedeo Modigliani

Amedeo Modigliani, një artist Italian me origjinë hebrehe pati një jetë jo të zakontë. Edhe pse ndërroi jetë në moshën 35-vjeçare, ai arriti të krijonte disa punë jashtëzakonisht të dëshirueshme siç është edhe kjo pikturë. Realizuar në 1919, me një stil mjaft unik, doli në ankand në vitin 1999 dhe u ble $ 16.770.000

Naked Portrait with Reflection – Lucien Freud
Benefits Supervisor Sleeping – Lucien Freud

Lucien Freud është një ndër artistët e diteve tona me ndikimin më të madh. Kjo pikturë është realizuar në vitin 1980 dhe është blerë $ 23.500.000.

“Benefits Supervisor Sleeping”, eshte ndër veprat me te komentuara e të kritikuara të artistit.

Por, ishte kjo pikturë e Frojdit realizuar në vitin 1995 qe do ta rriste edhe me tej vleren e shitjes se nje pikture nudo.

Ajo shpalos shume thjeshtesisht imazhin e nje gruaje të mbështetur në divan.

E bukura e kësaj tablloje është modelja e cila nuk përputhet me standartin modern të bukurisë. Vepra ka kushtuar $ 33.600.000

Study of Nude ëith Figure in a Mirror – Francis Bacon

Pasi Francis Bacon ndërroi jetë në vitin 1992 veprat e tij u listuan pranë artistëve më të kërkuar në botë. Ky imazh gati grotesk  i femrës u shit $39.7 million.

Nu au Collier – Pablo Picasso

Kjo kryevepër ka qendruar prapa dyerve të mbyllura për 60 vjet dhe ka dalë në ankand në vitin 2002.

Fakti që ajo kishte humbur për publikun për shumë kohë,  e ndihmoi dhenien e nje cmimi te majmë, Eshtë paguar për të $24 million.  “Nu au Collier” , eshte realizuar në vitin 1930.

Nude in a Black Armchair – Pablo Picasso  

Një tjetër pikturë nga Pablo Picasso, krijuar 2 vjet më vonë, në vitin 1932 do te shenonte serisht rekord te ri ne shitjen e nudove. Ne 1999 ajo eshte blere per plot  $45.1 million.

Kjo nudo në kolltukun e zi shfaq shumë  gjallëri  dhe përfaqëson pjellorinë. Femra e pikturuar është e dashura e tij Marie-Thérèse Ëalter.

Nude, Green Leaves, Bust – Pablo Picasso

Ndërsa rekordi i veprave të Pikasos, por edhe i nudos është thyer nga kjo pikturë që është shitur një vit më parë në ankand  106.5 milionë dollarë.

Nudo, gjethe e gjelbër dhe busti, realizuar vetëm në një ditë, po në vitin 1932 . Kjo është një tjetër sekuencë e punimeve që tregojnë dashurinë e artistit për muzën etij, Marie-Therese Walter.

Top Channel