Nëse e përdorni telefonin tuaj vetëm për të telefonuar apo për të dërguar mesazhe, për cfarë ju duhet një smarphone i komplikuar dhe i kushtueshëm, kur të njëjtat shërbime mund t’i siguroni me vetëm 1 euro?

Bëhet fjalë për nismën e re të një kompanie të telefonisë celulare në Britaninë e Madhe e cila ka hedhur në treg për gjithë klientët e saj telefonin 1 euro i markës Alcatel Touch 232.

Sic paralajmëron cmimi, bëhet fjalë për një telefon super të thjeshtëzuar, ka tastjerën, një ekran 1.5 polsh, zilen e zgjimit dhe pak lojëra. Oferta mbetet e jashtëzakonshme, jo vetëm për shkak të cmimit simbolik, por shihet edhe si një gurë-themel në evolucionin e kostos së telefonave celularë, që ndoshta do të kërkojë edhe shumë vite të tjera para se të hyjë tek modelet smartphone.

Nisma e kompanisë britanike edhe pse është më e jashtëzakonshmja, nuk është e vetmja. Pak javë më parë, Nokia njoftoi hedhjen në treg të një telefoni me cmimin 15 euro, i projektuar për klientët në vendet e botës së tretë.

Top Channel