Asnjë spektator për Tylor Swift

12/03/2013 19:25

E mësuar që të jetë e rrethuar nga fansa të shumtë në të gjithë koncertet që mban, Tylor Swift u bë protagoniste e rrallë e një spektakli, në të cilin nuk kishte asnjë spektator.

Për 22-vjeçaren, një prej këngëtarëve më të njohura të muzikës “country”, ky ishte fillimi i një turi të gjatë, që do ta çojë në 47 qytete amerikane, për një total prej 66 koncertesh, përpara se të zhvendoset në Europë.

Në një stadium në Nebraska, e reja këndoi të gjithë pjesët kryesore, duke përsëritur lëvizjet e fundit përpara se dhjetëra mijëra spektatorë të vijnë për ta admiruar.

Një provë rutinë, megjithatë mbetet e veçantë pjesa që Tylor filmoi provat dhe i publikoi ato në një rrjet shoqëror, ku menjëherë ra në sy ambienti i pazakontë, i vendeve të boshatisura përreth saj.


Foto: Swift gjate nje koncerti te vertete

Top Channel