Ja si do jetë Samsung Galaxy SIV

11/03/2013 00:00

Më 14 Mars në orën 19:00 me orën lokale (ora 01:00 e 15 Marsit me orën tonë) në Nju Jork do të prezantohet gjenerata e re e telefonave Samsung Galaxy.

Bëhet fjalë për Galaxy SIV, pasardhësi i SIII që e shndërroi kompaninë koreano-jugore në konkurenten e denjë dhe të vërtetë të iPhone të Apple. Besnikët e Samsung prej muajsh kërkojnë të dinë se si do të jetë Galaxy i ri.

Por kompania është treguar strike me rregullat e saj duke mos zbardhur asnjë detaj, të paktën deri më tani, të produktit. Megjithatë, me sa duket ka patur një rrjedhje që mbërrin nga Kina, aty ku Samsung prodhon pjesën më të madhe të produkteve.

Në disa forume teknologjike kanë dalë disa imazhet e para se si do të jetë Samsung Galaxy SIV. Në to nuk vërehet ndonjë ndryshim i madh në paraqitje mes SIV dhe modelit paraardhës, ndërkohë që për të parë ndryshimet në funksionim dhe të rejat shtesë, duhet pritur prezantimi në Nju Jork.

Top Channel