Indi, vetëvritet një i dyshuar për përdhunim

11/03/2013 08:30

Një nga të dyshuarit e përdhunimit dhe vrasjes së një studenteje në Delhi të Indisë ka vrarë veten në burgun ku po vuante dënimin.

Sipas BBC, Ram Singh u gjet i varur në qelinë e tij, në burgun Tihar, por avokati mbrojtës dhe familjarët dyshojnë se është vrarë.

33-vjeçari ishte një nga pesë burrat që u arrestuan për përdhunimin brutal të një vajze të re, ngjarje që ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar dhe që ndezi debatin mbi trajtimin e femrave në Indi.

Sipas zëdhënësit të burgut, Ram Singh mendohet të ketë varur veten rreth orës 23:30 të ditës së dielë.

Ndërsa avokati mbrojtës i të akuzuarit u shpreh: “Ky është një lajm shokues. Asnjë rrethanë nuk të bën të mendosh për vetëvrasje. Ai ishte i lumtur me procesin gjyqësor dhe gjërat po shkonin shumë mirë. Nuk kishte arsye pse të vriste veten.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA