Afrikë e Jugut, 8-vjeçari martohet me 61-vjeçaren

11/03/2013 10:00

Një djalë 8-vjeçar është martuar me një grua 61-vjeçare në Afrikën e Jugut sepse fantazma e gjyshit të tij i tha ta bënte këtë gjë dhe Sanele Masilela u martua me Helen Shabangu, e cila është e martuar dhe ka 5 fëmijë.

Djaloshi tha që gjyshi i tij i vdekur i kishte këshilluar martesën dhe prindërit i gjetën nuse duke pasur frikë nga magjitë e shpirtrave nëse nuk do të përmbushnin porosinë. Ata kanë paguar 500 dollarë për nusen dhe 1000 për organizimin e ceremonisë martesore.

Komuniteti e ka dënuar këtë lidhje, por familja e 8-vjeçarit mbrohet duke thënë se nuk bëhet fjalë për një martesë të zakonshme, por për një ritual. Nëna e dhëndrrit të vogël shpjegon: “Djali im mban emrit e gjyshit të tij të vdekur, i cili i ka dalë në ëndërr duke i thënë të martohet me Helen pasi ajo ka qenë dashuria e tij në jetë. Nëse nuk do e bënim këtë dasmë, në familjen tonë do të ndodhte diçka e tmerrshme.”

Vetë nusja shprehet: “Nuk është diçka e gabuar.”

Sanele dhe nusja e tij 61-vjeçare nuk kanë nënshkruar kontratë martesore dhe nuk do të jetojnë në një shtëpi. Të dy i janë rikthyer jetës së tyre normale.

8-vjeçari thotë: “I thashë nënës se duhet të martohesha. Jam i lumtur, por do të vazhdoj të shkoj në shkollë. Kur të rritem do të martohem me një grua të moshës sime.”

As bashkëshorti i 61-vjeçares Helen nuk e sheh me sy të keq këtë martesë të gruas së tij me një fëmijë: “Unë dhe fëmijët e mi nuk e kemi problem sepse e kuptojmë që është një ritual për të kënaqur shpirtrat, por komuniteti është shokuar.”

Top Channel