40-vjeç, momenti kur nis një jetë e dytë?

11/03/2013 18:05

Të mbërriturit te viti i 40-të është një gur shume i rëndësishëm kilometrik në jetë, një kulm ku rrjedha e jetës varet prej vetë jush.

Per disa ekziston mendimi se me e mira e jetes ka shkuar, por per disa te tjere, pas realizimit te karrieres, eshte koha per krijuar familje dhe nje jete te re.

Çfare eshte e sigurt, tek te 40- tat shume gra jane plote jete dhe kane ende deshiren per t’u argetuar. Ne fakt, ditet e sotme te arrish moshen 40 vjec shenjon nje kapitull te ri dhe eshte momenti per te menduar se jemi akoma ne forme dhe se kemi ende shume gjera per te bere.

Por, ky eshte nje moment shume i rendesishem reflektimi, qe te ben te mendosh per veten dhe jeten ne pergjithesi. Nje faze ku gjerat nuk mund te merren aq lehte sa me pare. Çdo vendim kushton, pasi koha nuk eshte me aq favorite per te ribere gjerat.

E ndersa mberrin tek pragu i moshes se mesme, trupi nuk ndihet njesoj si me pare. Zakonisht vijne sinjale se dicka nuk shkon dhe se regjimi juaj i jetes, te ushqyerit, gjumi, levizjet, duhet te ndryshojne. Ndryshime te forta peson edhe gjendja emocionale. Eshte faza kur emocionet shoqerohen me nje doze te madhe ankthi.

Cfare eshte e nevojshme te beni ne te tilla situatash? Per te menaxhuar stresin duhet te ecni, te flisni dhe te beheni pjese e aktiviteteve shplodhese, te lexoni ndonje liber te mire, pse jo edhe te argetoheni duke pare filma te gazmore.

Eshte monenti me shume se kurdo here tjeter te mendoni fort per veten tuaj. Pavaresisht nese jeni vetem apo nese kurre nuk keni qene martuar, statusi nuk duhet t’ju beje kurre te ndiheni keq. Ka ende kohe per te rregulluar gjerat. Nuk eshte kurre vone per te krijuar nje perspektive dhe per t’i dhene jetes suaj nje drejtim te ri.  

40 vjec fillon jeta thote nje shprehje e urte. Ne te vertete nuk i mungon energjia kesaj moshe, as deshira per te bere gjerat me mire. Por, ajo qe perben avantazhin me te madh ne kete moment te jetes, eshte eksperienca. Mos harroni se vitet qe keni mbi supe jane bagazhi qe do t;ju ndihmojne t’i shihni gjerat me qarte.

Top Channel