Eliminimet e para në “Big Brother”

10/03/2013 08:25

Ka nisur loja me të gjitha efektet e saj në “Big Brother”. Të shtunën mbrëma u eliminua nga publiku personi i parë i këtij edicioni: Olseni.

”Nuk e prisja që do të dilja sot. Thjesht dija që isha i nominuar, por besoja se mund të rrija edhe disa kohë në shtëpi. Eksperienca ishte e shkëlqyera dhe ndihem shumë mirë që e përjetova atë. Përsa i përket lojës sime, do të bëja të njëjtën gjë që bëra, edhe nëse do të kthehesha përsëri nesër nga fillimi. Nuk do të ndryshoja absolutisht asgjë. Përsa i përket banorëve në shtëpi, më shumë u lidha me Anaidin, që është shumë i shkathët dhe e kuptoj mirë si e bën lojën”, deklaroi Olseni pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Por, Olseni nuk ishte i vetmi që la shtëpine. U largua edhe Altina, me vendimin e saj, për shkak të mospërshtatjes me izolimin sipas rregullave të lojës.

”Nëse vet ndihesh keq, atëherë edhe tek publiku do të reflektoja shumë keq”, argumentoi Altina.

Eliminimi i improvizuar vetem per banoret e shtepise, u be nga “Big Brother” per t’i dhene mundesine Elenes, qe te kryeje nderhyrjen kirurgjikale estetike. Ky eshte edhe sekreti i saj.

Dhe per te mbetur tek sekretet, eshte zbuluar nga Iliri, ai i Shpendit, i cili nuk flet me babane e tij prej 13 muajsh. Sekret i zbuluar, para e fituar! Per Ilirin ne kete rast.

Kush do t’i largohet lojes javen e ardhshme? Te kandiduarit ne rrezik eliminimi jane: Anaidi, Arsimi, Elena, Iliri, Joana, Marselini, Etleva dhe Xhimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA