Rrallë herë mitet jashtë matricës klasike kanë pasur në qendër figurën e
Papeshës Giovanna, që historia e përgënjeshtron, por që në kohë i ka
dhënë jetë rrëfimeve dhe filmave.

Mund të kujtojmë këtu tregimet e Boccaccio, Apollinaire ose Lawrence Durrell, si dhe filmin e Snoke Wortman në vitin 2009, për të mos harruar shfaqjet e shumta teatrale.

Legjenda, e përhapur kryesisht në shekullin e 13-të, tregon se mes viteve 853-855, një grua e veshur si burrë u zgjodh Papë dhe qeverisi kishën, derisa gjatë një proçesi ndjeu dhimbje, u dërgua në San Klemente dhe solli në jetë djalin e saj, duke shkaktuar tërbimin e besimtarëve.

Giovanna, sipas legjendës, ka qenë një vajzë me origjinë angleze por e lindur në Magonza të Italisë, që ra në dashuri me një djalë të ri, të dedikuar pas studimeve.

Për të qëndruar pranë tij, ajo vendosi të vishej si grua dhe t’u përkushtohej studimeve njësoj si ai. Studimet teologjike mbi figurën e saj tregojnë se ajo vazhdoi të vishej si mashkull, duke kaluar nga Athina, Roma e më pas në zgjedhjen Papë, me emrin Giovanni VIII.

Pavarësisht detyrës, ajo nuk hoqi dorë nga dashuria dhe pati rezultatet e sipërpërmendura. Variantet për fundin e saj janë të ndryshëm. Një prej tyre thotë se pasi u zbulua, ajo u lidh nga këmbët me një kal që e tërhoqi zvarrë jashtë mureve të Selisë së Shenjtë.

Top Channel