Në prag të sfidës ndaj Catania, Antonio Conte siguron tifozët e Juventusit se nuk do të largohet sezonin e ardhshëm tek Chelsea: “Nuk shoh asnjë mundësi që unë të braktis Juven në fund të sezonit. Jam në një klub të madh dhe ndihem shumë mirë në Torino.”
“Vlerësimi i skuadrave të mëdha europiane të gëzon sepse do të thotë që unë së bashku me lojtarët e mi po bëjmë një punë të mirë, por unë nuk largohem sepse mendoj se jam në një klub të madh. Juventusi dhe Bayern Munchen për shembull janë në të njëjtin nivel për mua”, theksoi tekniku italian.
Conte deklaroi se objektivi është të fitohet sërish titulli kampion në Serinë A pasi triumfi në Ligën e Kampioneve është shumë i vështirë.
“Do të ishte e jashtëzakonshme të fitonim sërish kampionatin sepse në situatën ekonomike në të cilën ndodhemi është vështirë të mendosh për Champions. Edhe Ancelotti (PSG) ka thënë se duhen disa vite që skuadra e tij të fitojë Champions-in, edhe pse ata nuk kanë probleme parash. Kemi diferencë me skuadrat më të mëdha europiane. Nëse vitin e ardhshëm do të kem 120-150 milionë euro në dispozicion për merkaton, atëherë do të marr përgjegjësinë për të fituar Ligën e Kampioneve”, shprehet Conte.
Top Channel