Qyteti ku ndalohen çamçakëzat

08/03/2013 17:05

Milton Keynes u shndërrua në qytetin e parë në Britaninë e Madhe, i cili ndalon me ligj konsumimin e çamçakëzit.

Në bazë të këtij ligji vendor, të imponuar nga bashkia e qytetit, kushdo që do të kapet duke u mbllaçitur do të gjobitet.

Vendimi u mor pasi çamçakëzat e hedhur në rrugë u shndërruan në një shqetësim madhor për qytetarët.

Në shëtitoren kryesore të qytetit, të ndodhur pranë Uimbëlldonit, në Bakingemshajër, në rrugën e shtruar me pllaka me dimensione 30×30 cm secila, gjenden mesatarisht 22 çamçakëzë të ngjitur për pllakë.

Ndërkohë, shumë njerëz janë ankuar për faktin se çamçakëzat i ngjiten pas këpucëve apo rrobave të tyre.

Mbështetësit e heqjes së çamçakëzeve nga qarkullimi argumentuan ndalimin me shqetësimin që i krijon qytetarëve dhe koston që duhet të përballojnë kompanitë e pastrimit të qytetit, për të pastruar në mënyrë të vazhdueshme pllakat.

Pasi ngjiten, çamçakëzët mund të hiqen vetëm me ujë me presion nga sipërfaqa e shëtitores dhe rrugëve të tjera të Milton Keynes.

Me këtë ligj, Milton Keynes shndërrohet në vendin e dytë në botë ku është e ndaluar të konsumosh çamçakiz, pas qytetit shtet të Singaporit.

Top Channel