Pasdite me ambasadoren franceze

08/03/2013 18:40

Me rastin e 8 marsit, festës së të gjitha grave dhe vajzave, “Pasdite” në
“Top-Channel” ndau me shikuesit eksperiencën e dy prej femrave më në karrierë
në vendin tonë.

Ato nuk janë shqiptare, por mund të flasin për Shqipërinë deri në detajet më të
imta. Bëhet fjalë, për dy ambasadoret e dy vendeve më të fuqishme të Bashkimit
Europian, Gjermanisë dhe Francës.

Christine Moro, përfaqësuesja e Parisit zyrtar në Tiranë, në intervistën e saj
të gjatë, u ndal tek jeta e saj shqiptare, shanset e munguara ndaj femrave dhe
mesazhi i saj për 8 marsin.

Pasdite – Gjendemi
në rezidencën e ambasadorës së Francës në Shqipëri. Mirëseerdhët në « Pasdite »
në « TCH ». Eshtë kënaqësi e madhe t’ju kemi me ne, në shtëpinë tuaj
në fakt, por në programin tonë.

Ambasadorja Christine Moro :
Edhe unë ju uroj mirëseardhjen. Kam kënaqësinë të marr pjesë në emisionin tuaj.
Përshëndes gjithashtu telespektatorët si dhe ekipin tuaj të « TCH » ?

Pasdite : Jemi një ekip i madh në numër.

Moro : Po dhe jam shumë e impresionuar.

Pasdite : A e
dine se çfarë kemi bërë para se të vinim këtu?

Moro : Po, besoj se po intervistonit kolegen dhe miken time ambasadoren e
Gjermanisë, ajo jo!

U. Pasdite:
Pikërisht, dhe kemi folur për miqësinë franko-gjermane;

Moro : Shumë mirë. Ne merremi gjithmonë vesh bashkë.

Pasdite :
Kjo edhe sepse gratë ambasadore në Shqipëri nuk janë të shumta në numër.

Moro: Eshtë e vërtetë !

Pasdite : Ju
jeni një komunitet i vogël.

Moro: Absolutisht.

Pasdite : Kam
rastin t’ju pyes se çfarë keni bërë sot ?

Moro: Sot kam marrë pjesë në një aktivitet për ditën ndërkombëtare të
gruas, 8 marsi, një aktivitet i organizuar nga bashkia e Tiranës dhe nga
përfaqësia e Kombeve të Bashkuara në Tiranë. Kemi hipur në një autobus ku
afishohet numri i urgjencës në dispozicion të grave, viktima të dhunës. Sepse
dhuna e ushtruar ndaj grave është vërtetë një problem shqetësues jo vetëm këtu
në Shqipëri por edhe në shumë vende të tjera në të gjithë botën dhe që është
vendosur si temë kryesore nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për 8 marsin 2013.

Pasdite: Dhe ju e
mbështetni natyrisht këtë kauzë?

Moro: Vetkuptohet. Unë si ambasadore kam qenë shumë e privilegjuar; kam
arritur të kem një karrierë shumë interesante, kam pasur fat në jetë dhe mendoj
se është normale që një nga mendimet e mia prioritare të shkojë për gratë që
nuk e kanë këtë fat dhe për t’i ndihmuar.

Pasdite: Ju
thatë “ambasador” dhe jo “ambasadore”.

Moro: Mund t’i themi të dyja, por unë preferoj “ambasador” sepse është
më e qartë duke ditur se në Francë, në të kaluarën, ishte bërë zakon që gratë e
ambasadorëve të thirreshin ambasadore.

Pasdite:
Ah, kjo është…

Moro: Po kjo është arsyeja…

Pasdite :
Por, gratë ambasadore po fitojnë gjithë e më shumë terren.

Moro: Absolutisht po, edhe pse ky përparim nuk është shumë i shpejtë dhe
kur unë kam filluar karrierën time kishte shumë shumë pak gra ambasadore. Besoj
se ishtin vetëm dy ose tre. Tani jemi shumë më shumë, megjithatë ne
përfaqësojmë vetëm 15% të numrit të përgjithshëm të ambasadorëve, pra ka akoma
shumë terren për të fituar. Por duhet të them se kemi shansin të kemi
Presidentin e ri të Republikës, Zotin François Hollande, i cili së bashku me të
gjithë ekipin e tij, është shumë i ndjeshëm ndaj problemit të barazisë dhe ka
vendosur ta shtyjë përpara këtë kauzë, atë të barazisë burrë-grua gjatë
mandatit të tij.

Lima: Ju keni
lindur në Arl, një qytet i artit dhe historisë, me një klimë të mrekullueshme
mesdhetare, shumë muze. Një qytet vërtet i bukur. Si ka qënë fëmijëria juaj,
nëse më lejoni ?

Moro : Fëmijëria
është gjithmonë një periudhë që na mbetet në mëndje për të gjithë jetën dhe nga
e cila përcaktohet jata e mëvonshme, si në të mirë ashtu edhe në të keq.
Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm për mënyrën se si e jetojnë fëmijët
këtë periudhë, dhe natyrisht që për mua është e lidhur me dritën, me diellin,
me këngën e gjinkallave. Kur isha shumë e vogël mendoja se kjo zhurmë ishte
zhurma që bënte dielli pasi lindte, si dhe natyrisht ngrohtësia e familjes, prindërit,
gjyshërit.

Pasdite : Pra, një qytet që të frymëzon
të bëhesh ose artiste ose historiane. Por, ju zgjodhët diplomacinë. Si e morët këtë vendim, si e bëtë këtë
zgjedhje?

Moro: Arl është një qytet shumë i rëndësishëm në histori, por nëse vazhdoni
të më pyesni në lidhje me qytetin tim të lindjes kam frikë se do të zgjatem
shumë sepse jam e pashtershme në njohuri mbi këtë temë. Është një qytet që ka
qënë pjesë e perandorisë romake, duke u bërë një qendër e rëndësishme e saj dhe
duke qenë një qytet i hapur. Ai nuk ka qenë asnjëherë i mbyllur në vetvete.
Edhe në ditët e sotme ai mbetet i tillë, shumë i ndikuar nga influenca
italiane, spanjolle, sepse organizojmë shesh ndeshje ose korrida me dema në
arena të ndërtuara nga romakët. Ai është një qytet që shikon nga Mesdheu. Aty
organizohet çdo vit një festival muzike, i cili quhet “Festival des Suds”, çka
e tregon qartë orientimin tonë. Në planin ndërkombëtar ne jemi gjithashtu
kryeqytet i fotografisë, sepse çdo vit, në janar, organizohet një takim
ndërkombëtar ku parrin pjesë të gjithë profesionistët më të njohur, i cili
quhet “Takimet fotografike të Arlit”. Pra e shikoni se kultura është sinonim i hapjes
ndaj botës, i kureshtjes për kultura të tjera, prandaj edhe kjo më çoi drejt
diplomacisë.

Pasdite : Une e kam
njohur qytetin e Arlit përmes Van Gogut. Në Francë, grave u është njohur e
drejta për të votuar në vitin 1944, nga Gjenerali De Gol, pra 9 vjet para
lindjes suaj.

Moro: 11 vjet.

Pasdite: Ah
po!…

Moro: Në moshën time luftojmë edhe për dy vjet…

Pasdite: Edhe në
moshën time… A keni folur me nënën, gjyshen tuaj apo dhe tezen. A e kanë
ndarë ato me ju këtë eksperiencë unike, atë të votimit për të parën herë?

Moro: Po ashtu është. Në fakt, ky revolucion i përket më shumë epokës së
gjysheve të mia, të cilat dua t’i përkujtoj me nderim sepse ishin të dyja gra
të pavarura. Njëra ishte infermiere dhe tjetra llogaritare. Kam gjithashtu
motrën e gjyshes që ishte librashitëse. Pra siç e shihni, janë profesione mjaft
të ndryshme nga njëri-tjetri. Ata a kanë përjetuar këtë situatë para votimit,
para votimit të parë. Hera e parë që kanë marrë pjesë në zgjedhje ka qënë në
1945; besoj se ishin zgjedhjet vendore, të cilat ishin rasti i parë që iu dha
grave franceze të votonin. Faktikisht e drejta e votimit e ’44 erdhi me mjaft
vonesë. Shumica e vendeve europiane u kanë njohur grave të drejtën e votës
shumë më përpara.

Pasdite :
falni për ndërprerjen, por në Shqipëri është bërë në vitin 1920.

Moro: Pra siç e thatë, Shqipëria e ka bërë shumë para Francës. Ju thatë 1920,
dhe duhet theksuar se menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, në Francë pati një
debat në lidhje me këtë teme. Kjo sepse gjatë Luftës së Parë Botërore, ndërsa
burrat ishtin në front duke luftuar, gratë përveshën mëngët, siç thuhet, punuan
tokat, zunë vendet e burrave në uzina, në dyqane, pra shkurt ato morën përsipër
vendin dhe ekonominë. Pra në mënyrë fare të natyrshme njërëzit i bënë vetes
pyetjen : Nëse gratë ishin të afta të bënin gjithë këto gjëra, u duhet dhënë
ndoshta e drejta e votës? Por siç e dini, kjo ishte e vështirë. Burrat kanë
disa mendime të caktuara mbi gratë, prandaj dhe nuk u bë. U desh të vinte Lufta
e Dytë Botërore që çështja të ngrihej përsëri. De Goli e mori vendimin në 1944,
në Algjer, pra para se të hynte në territorin francez. Besoj se edhe roli i grave
në luftime, në krah të rezistencës, e nxiti që vendimi të merrej në atë moment.
Pra historia tregon se grave në Francë u është dashur të luftojnë që të kenë të
drejtën e votës.

Pasdite: Ju thatë
se atyre u është dashur të luftojnë. Suksesin e kanë merituar vërtet. Në vendet
me demokraci të brishtë, por edhe në ato me demokraci të konsoliduar, si
Franca, ambasadoret janë diçka e rrallë. Ju thatë pak më parë se ato janë 15% e
numrit të përgjithshëm të ambasadorëve. Çfarë nevojitet për t’u bërë
ambasadore, një funksion ky mjaft i nderuar por edhe mjaft kërkues, që kërkon
në investim të madh profesional?

Moro : Absolutisht. Ju bëtë një përshkrim shumë të bukur të profesionit
tim, me të cilin jam shumë e lidhur dha jam shumë e nderuar ta përmbush, sepse
kjo do të thotë të kesh nderin të përfaqësosh vendin tënd jashtë shtetit. Në
fakt nuk di se si t’i përgjigjem pyetjes suaj. Shumica e ambasadorëve në Francë
emërohen pas një karriere të gjatë në shërbimin diplomatik. Ky është edhe rasti
im; pas një karriere të gjatë prej 30 vitesh. Ne gratë e trupit diplomatik
përpiqemi që të tregojmë vlerat, aftësitë, eksperiencën tonë. Natyrisht që
është më e vështirë kur arrihet në nivele të larta përgjegjësie, si ai i ambsadorit
apo i drejtuesit, sepse në atë moment burrat na shohin si rivale. Prandaj duhet
që të luftojmë pak, por është diçka që unë dhe koleget e mia e bëjme me
vendosmëri si dhe me shpresën se gjërat do të jenë më të thjeshta për gratë që
do të vijnë pas nesh. Duhet të them se tani ka një progres mjaft të rëndësishëm
për sa i përket emërimit të grave në poste drejtuese të administratës franceze.

Pasdite : Besoj se e
kujtoni kohën kur keni luftuar, kur them ju nënkuptoj të gjitha gratë franceze
për të shtyrë përpara të drejtat, kërkesat tuaja për përmirësimin e gjendjes së
grave në shoqëri. A keni ndonjë kujtim të veçantë të viteve 70, për shembull?

Moro : 70? 1968 ndoshta? Por në atë kohë kam qënë e vogël.

Pasdite : Duhet të ribëj llogaritë atëherë

Moro : Dëgjoni, ndoshta mund të ndaj me ju një anektodë, e cila tregon
se nuk është e lehtë për burrat t’i konsiderojnë gratë si qenie njerëzore krejt
të ngjashme me ta. Më kujtohet një koleg, i cili po më tregonte se shpresonte
të merrte postin e ambasadorit dhe më tha “se nuk arriti ta merrte sepse ia
kishte marrë një grua”. Natyrisht që kjo qasje e tij më çuditi jo pak, gjë që
tregon se burrat shpesh mendojnë se janë ata në fillim dhe nga ana tjetër janë
gratë, një kategori tjetër. Prandaj mendoj se barazia, e cila është në fakt
barazi mundësish, do të mund të imponohet vetëm kur burrat do të ndryshojnë
perceptimin që kanë në lidhje me gratë, d.m.th. kur gratë profesioniste të
merren në konsideratë për aftësitë e tyre dhe jo thjesht duke i parë si gra. Në
botën time ideale nuk ka kuota.

Pasdite :
Nuk ka kuota.

Moro: Në botën time ideale nuk ka kuota, d.m.th. që personi që keni
përballë nuk shihet nëse është grua apo burrë, por merren në konsideratë
aftësitë e tij. Jam e bindur se kuotat janë diçka e domosdoshme për të çuar
gjërat përpara, por si masë tranzitore. Meqë po flasim për kuotat dhe meqë së
shpejti ju do të zhvilloni zgjedhjet për të cilat duhen përgatitur listat e
kandidatëve të partive, do të doja të nënvizoja se do të ishte kënaqësi për mua
të shihja një numër të lartë grash në këto lista të partive të ndryshme. Nga
ana tjetër ky është edhe një detyrim ligjor në Shqipëri. Është mirë që
parashikohen gjoba në rast mosrespektimi të këtyre detyrimeve, por do të ishte
më mirë për te gjithë, si për zgjedhësit ashtu dhe për shoqërinë dhe për partitë
politike nëse do të arrinin të përmbushnin këtë detyrim dhe jo të paguanin
gjobën përkatëse.

Pasdite : 8
marsi, festa e grave. Ju e keni përjetuar në vende të dryshme. A keni ndonjë
kujtim të veçantë për të ndarë me ne?

Moro : Së pari dua
të nënvizoj se 8 marsi ka marrë një vlerë universale vetëm kohët e fundit, sepse për
një kohë të gjatë kjo ditë lidhej me lëvizjet punëtore të shekullit të 19-të, me
lëvizjet feministe, me lëvizjet revolucionare, pra nuk ishte imponuar si datë në të
gjithë shoqërinë. Ajo që dëshiroj të them në lidhje me 8 marsin është se nuk duhet
të mjaftohemi ne një ditë të vetme, ku t’u dhurojmë grave lule. 8 marsi duhet
të jetë gjatë gjithë vitit. Sidoqoftë, meqë kemi ditën e 8 marsit, ky duhet të jetë
një rast për të reflektuar mbi problement që ndeshin gratë, kryesisht të
përpiqemi të përmirësojmë gjendjen e tyre.

Pasdite :
Kam vërejtur se ju keni jetuar në vende të ndryshme, në Europën Qendrore, në
Turqi, në vendet perëndimore. A shihni ju ndryshime apo ngjashmëri mes tyre dhe
Shqipërishë për sa i përket gjendjes së gruas?

Moro : Për sa i përket vendeve ku kam jetuar, nuk mendoj se problement
që ndeshin gratë shqiptare janë shumë të ndryshme, sepse jetojmë në një zonë të
botës mjaft të veçantë, vende perëndimore me një organizim shoqëror që është
pak a shumë i njëjtë kudo. Kam biseduar gjatë me gratë shqiptare, me
organizatat apo shoqatat që i përfaqësojnë dhe besoj që problemet e grave
shqiptare nuk janë thellësisht të ndryshme nga problemet e grave franceze.
Problemi më i rëndë, më tronditës është dhuna ndaj grave, në veçanti dhuna
brenda familjes, sepse familja është themeli i shoqërive tona dhe vendi ku
duhej të gjenim mbështetje dhe ngohtësi.

Pasdite :
Pra ky është mesazhi juaj?

Moro: Po, pikërisht ky është mesazhi im. Çështja e dytë shqetësuese, e cila
nuk ka lidhje vetëm me shqipërinë por edhe me Francën, është mundësia për të
pasur një barazi ekonomike mes burrave dhe grave sepse akoma në shumë raste
gratë bëjnë punë më të vështira, janë më të prekura nga papunësia, paguhen më
pak se burrat. Kjo është absolutisht jo normale. Çështja e tretë është ajo që
përmendëm edhe pak më parë, është respektimi i barazisë, duke bërë qartë dallim
midis barazisë ligjore që garantohet nga ligjet – në Shqipëri, kushtetuta
parashikon barazi të drejtash, por barazia është edhe barazi mundësish,
d.m.th.mundësia për gratë të përfitojnë realisht nga kjo barazi të drejtash për
të zënë vendin e tyre në shoqëri.

Pasdite :
Cila ishte përshtypja juaj e parë për Shqipërinë. Ka kaluar një vit e gjysëm që
ju jenu këtu. Si ishte kontakti i parë?

Moro : Kontakti i parë ishtë një ndjenjë familiariteti, do të thotë
një kontakt jashtëzakonisht i lehtë me njerëzit, aspak një shok kulturor.
Përkundrazi, një kontakt i i thjeshtë me njerëzit, lehtësia për të punuar.

Pasdite :
Miqtë tuaj shqiptar preferojnë të flasin me ju në frëngjisht, anglisht apo dhe
italisht?

Moro : Të tria. Kami fatin të kemi shumë shqiptarë frankofonë dhe
frankofilë, dhe një rrjet të madh në të gjithë vendin të aleancave franceze, të
ish-studentëve, të ish-bursistëve në Francë, të gjithë nxënësit që mësojnë
frëngjisht në 9-vjeçare, në shkollë të mesme apo në universitet, mësuesit dhe
mësueset e tyre. Ka shumë mësuese të gjuhës frënge…

Pasdite : Po pse italisht…?

Moro: Sepse italishtja është një gjuhë që e zotëroj, sepse ka shumë
shqiptarë që flasin italisht, për arsye që nuk do të ju spjegoj në këtë moment.
Gjithashtu, siç ju thashë, unë jam nga një zonë shumë afër Italisë
gjeografikisht, me shumë nxënës që mësojnë italisht; dhe kam pasur fatin të kem
një post diplomatik në Itali, ku kam qenë Konsull i përgjithshëm në Napoli,
përgjegjëse edhe për Puljen, pra qytetin e Barit, që janë krahina dhe qyteti
italian përballë jush.

Pasdite :
Një portret të familjes suaj. Ju keni burrin tuaj këtu me vete dhe një vajzë…

Moro : Jo, dy…

Pasdite :
Ah, dy vajza. Shumë bukur. Çfarë i uroni vajzave tuaja?

Moro : Nuk kam ndonjë shqetësim të veçantë që më mundon për vajzat
tona. Ajo janë tashmë gra të arrira në profesion, dhe çdo gjë është në rregull
për to. Ato kanë gjithashtu fatin të jetojnë në një shoqëri ku situata e grave
është e mirë. Ajo që une i uroj atyre është të gjejnë dhe të ruajnë, gjatë
jetës së tyre një ekuilibër mes jetës së tyre profesionale dhe asaj personale.

Pasdite :
Siç keni bërë ju.

Moro: Sepse jeta profesionale është shumë e rëndësishme, por jeta personale
është gjithashtu e rëndësishme dhe do të shtoja se, dhe kjo është një këshillë
që u jap burrave meqë një nga stereotipet e shoqërisë është se burrat merren me
profesinin ndërsa gratë me familjen, kurse unë mendoj se të rinjë që dinë të
ruajnë një ekuilibër mes jetës së tyre familiare dhe asaj profesionale janë më
të lumtur se burrat e brezave të mëparshëm që vendosnin profesionin mbi
gjithshka.    

Pasdite : Ju
falenderoj pa masë për këtë bisedë. Faleminderit shumë Zonja Moro.

Top Channel