Një lajm i jashtëzakonshëm është cilësuar shërimi i një vajze 2-vjecare me SIDA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vogëlushja nga Misisipi ka rreth një vit që nuk merr më barna pasi nuk ka më asnjë shenjë të virusit HIV.

Mjekët shpresojnë se kjo është një provë që tregon se virusi që shkakton SIDA-n mund të kurohet tek fëmijët.

Nëse vajza do të qëndrojë e shëndetshme do të kemi të bëjmë me rastin e dytë në botë që kurohet nga AIDS.

Në vitin 2007, Timothy Broën u bë personi i parë me SIDA që u shërua. Virusi u hoq nga trupi nëpërmjet një kure për leuçeminë që përfshinte shkatërrimin e sistemit të tij imunitar dhe transplantimin e qelizave nga një dhurues që kishte një mutacion gjenetik të rrallë që i rezistonte HIV-it.

Në rastin e vajzës nga Misisipi, u përdorën një “koktejl” ilaçesh që janë përdorur edhe më parë tek fëmijët e prekur nga virusi vdekjeprurës.

Tashmë duhet të bëhen teste të thelluara për të kuptuar nëse trajtimi i kryer tek kjo vogëlushe është efektiv edhe tek fëmijët e tjerë. Rezultatet mund të çojnë në këtë mënyrë në zbulimin e një kure për virusin HIV.
————————————————-
Mbrojtja e ambinetit është shndërruar në njërën nga kauzat më të rëndësishme në mbarë botën.

Në vendin tonë, miratimi i një ligji që lejonte importin e mbetjeve nga vendet e tjera bëri që të reagojnë grupet ambientaliste.

Përmes një ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, ata kërkuan që të realizohej një referendum në lidhje me këtë ligj.

Me një vendim që ende nuk është zbadhur Gjykata Kushtetues i dha të drejtë ankimuesve dhe brenda 45 ditësh Presidenti i Republikës duhet të përcaktojë datën e këtij referendumi.
————————————————–
Një nga elementet e veshjes që cdo grua i jep rëndësi është shalli, ndërsa për meshkujt kravata.

Por, nga frymëzozhen stilistet e këtyre aksesorëve? Natasha Korn është nga Uzbekistani, por Shqipëria është vendi ku ajo merr idetë për të dizenjuar produktet e saj.

Për këtë shërbejnë ndërtesat karakteristike shqiptare, nga Kruja, Gjirokastra, Berati, nga Butrinti antik, deri te pallatet e pikturuara në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA