Japoni, jetesa 3-vjeçare me skeletin e nënës

08/03/2013 11:30

Policia japoneze ka arrestuar 2 motra dhe një vëlla të cilët kishin mbajtur të fshehur në shtëpinë e tyre skeletin e nënës së tyre 3 vite pasi ajo ishte ndarë nga jeta.

Japonezët këmbëngulin se nuk kanë bërë asgjë të keqe dhe e kanë shpjeguar vendimin për mosvarrosjen e nënës së tyre me faktin se besonin që ajo ishte shndërruar në një Zot pas vdekjes.

Sipas ‘Jiji Press’, vëllai 65-vjeçar dhe motrat e moshës 59 dhe 52 vjeç jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia kishte shkuar në shtëpi për të kontrolluar nëse e moshuara po abuzohej nga fëmijët e saj, por zbuluan skeletin e saj që përdorej për qëllime feje.

Mësohet se ata i kanë thënë oficerëve të policisë: “Nëna jonë nuk ka vdekur, por është në proces për tu shndërruar në Zot.”

Top Channel