Në një kohë kur pjesa më e madhe e personave dhe bizneseve po i besojnë gjithnjë e më shumë sekretet e tyre internetit, siguria mbetet një objektiv parësor.

Por pavarësisht masave të forta të sigurisë, sulmet kibernetike jo rrallë thyejnë barrierat e sigurisë duke arritur objektivin e tyre. Na ndodh të dëgjojmë lajme për sulme ndaj kompanive më në zë të botës së informatikës nga ku vidhen qindra, mijëra për të mos thënë miliona llogari me të dhënat sekrete të klientëve.

Nga vijnë këto sulme? Kësaj pyetje i jep përgjigje përgjithësuese harta e sulmeve kibernatike e publikuar prej disa ditësh në internet. Harta është një projekt i Deutsche Telekom. Sipas kësaj harte, sulmet densiteti më i madh i sulmeve kibernetike mbërrin nga Rusia. 2.4 milion sulme regjistrohen thuajse cdo muaj nga ky vend, ndërsa ndjekin sulmet “nga bazat e piratëve” në Nju Jork për të mbërritur më pas tek sulmet nga Kina, Japonia, Europa, Brazili, Argjentina dhe pjesa tjetër e Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA