Dhuro një lule për një jetë. Kësaj nisme të YWCA-së, e cila zhvillohet
në kuadër të luftës kundër kancerit të gjirit, i janë bashkangjitur
qindra qytetarë, të cilët kanë blerë dhe dhuruar lule në këmbim të 100
lekëve.

Edhe Kryeministri Sali Berisha, e ka përshëndetur këtë nismë në ditën e gruas, duke i dhuruar lule bashkëshortes, por edhe bashkëpunëtorëve të tij në punë.

“Erdha këtu për të shprehur vlerësimin tim për punonjëset e shkëlqyera të Bashkisë së Tiranës, të cilave m’u dha rasti t’u dhuroj nga një buqetë nga këto lule që shiten këtu. Fondet nga këto shitje do të shkojnë për njerëzit me sëmundje”, tha Kryeministri.

Ambasadori Aleksander Arvizu e ka  mbeshtetur kete nisme, duke theksuar edhe njehere sa i rendesishem eshte roli i gruas ne nje shoqeri te zhvilluar.

“Lufta per te realizuar te drejta te plota te grave dhe vajzave vazhdon.Sa me e suskseshme te jete nje shoqeri qe te integroje grate ne jeten e nje vendi dhe në punësim, aq me i suksesshëm do te jete edhe vendi. Ne kete dite doja të përgëzoja të gjitha ata që kanë ndërmarrë nismën dhuro nje lule per jeten  duke e shenderruar ate ne nje suskse. Para se gjithash shoqata YWCA dhe garden line qe jane partner ne kete nisme”, tha ambasadori Arvizu.

“Shpresoj që të kemi bërë dicka që komuniteti të tregohet edhe më i ndjeshëm ndaj çështjes së kancerit të gjirit, që është një problem që na shqetëson të gjithëve”, thotë Kristina Jorgaqi, Presidente e YWCA.

Sequi takohet me deputetet shqiptare

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore e ka nisur këtë ditë me një mëngjes me gratë deputete, ku është fokusuar mbi modelin e susksesshëm të tyre dhe mbi të drejtat që ato kanë.

“Ju kam ftuar sepse ju jeni modeli i grave të suksesshme. Keni kaluar vështirësi të shumta për të treguar se keni vlera. Keni kaluar dhe prova të tilla, si diskriminimi. Keni kaluar vështirësi të shumta për të treguar se keni vlera. Por fitoret tuaja do të jenë të plota kur të mos jenë vetëm tuajat. Kujtoj gjëra si dhuna në familje apo gra që janë të privuara nga shumë gjëra në jetë. Beteja juaj është e madhe, sepse ju jeni zëri i grave që nuk dëgjohet”, tha Sequi.

Top Channel