Superoperacioni i policisë për të shpëtuar lodrën e seksit

07/03/2013 00:00

Një stacion policie në provincën e Shandongut në Kinën Lindore mori një telefonatë alarmuese që kërkonte ndihmë për të shpëtuar nga mbytja “një grua që kishte rënë në lumin që kalonte aty pranë”.

Menjëherë dhjetra forca policore u vunë në veprim, ndërsa u përzgjodhën 18 oficerët më të aftë për të ndërmarrë operacionin e rrezikshëm për nxjerrjen nga uji të “gruas”. 18 të përzgjedhurit u veshën me rrobat e polumbarit duke sfiduar ujërat e rrëmbyeshëm të lumit.

Por kur iu afruan “gruas që kërkonte ndihmë” kuptuan që mundi u shkoi dëm. Jo se “gruaja” kishte ndërruar jetë (larg qoftë!”), por për faktin se bëhej fjalë për një lodër seksi, sic duket të flakur tutje nga “ish-pronari” i saj.

Sikur të mos mjaftonte kjo, nxjerrja në breg e lodrës ishte akoma më e sikletshme pasi në anë të lumit ishte grumbulluar një masë prej më shumë se 1 mijë personash kureshtarë për të parë përfundimin e operacionit.

Kur u njohën me personin e shpëtuar askush s’mundi të mbajë të qeshurën, ndërsa shumë nisën të filmonin skenën.

Ngjarja daton në korrik të vitit të kaluar, por publikimi i videos së saj ka mbërritur vetëm tani, pas përfundimit të hetimeve të policisë për të “zbuluar se kush ishte tallur me ta”.   

Top Channel