Karrigia me rrota është instrumenti që mbush sadopak lirinë e munguar të veprimit të personave të paralizuar. Me kalimin e viteve ky instrument është përmirësuar vazhdimisht për t’u ardhur sa më shumë në ndihmë kësaj shtrese të shoqërisë në të gjithë botën.

Megjithatë, një karrige normale e tillë të kufizon mjaft, sidomos nëse bëhet fjalë për një aventurë nënujore. Për të realizuar këtë ka menduar një grup shkencëtarësh italianë të cilët ndërtuan një karrige me rrota “nënujore” për artisten Sue Austin.

Karrigia është është e pajisur me dy helika që vihen në punë nga një motor që siguron energjinë nga një bateri e karikueshme. Në pjesën fundore të rrotave qendrojnë “krahët” e lundrimit ndërsa drejtimi nën ujë kryhet manualisht nga personi, e njëjtë si të notosh.

Në provën e parë të saj nën ujë, Sue Austin zbuloi për disa minuta botën nënujore, ndërsa në fund të aventurës tha se kjo është prova më e mirë për të gjithë personat me aftësi të kufizuara që të mos kufizohen në dëshirat e tyre për shkak të paaftësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA