Që të mashtrosh stomakun, mashtro sytë

06/03/2013 00:00

Shprehja “të ngopesh me sy” nuk është krejt e pavend, të paktën pas dy studimeve të fundit, njëri i ndërmarrë nga Universiteti i Klemsionin në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara dhe tjetri nga Universiteti Vageningen në Holandë.

Në studimin e amerikanëve janë përfshirë 40 studentë që u është kërkuar të ndajnë në 9 ose në 16 pjesë një akullore, sipas preferencës së tyre, e më pas të konsumonin këto pjesë. Në përfundim u vu re se në sa më shumë pjesë të ishte e ndarë akullorja, aq më pak konsumohej prej studentëve. Kështu personat që ndanë akulloren në 16 pjesë hëngrën mesatarisht 200 gram prej saj, ndërsa ata që e ndanë atë në 9 pjesë hëngrën mesatarisht 241 gram.

Në të njëjtin përfundim, edhe pse përdori një metodë tjetër, arriti edhe kërkimi i ndërmarrë nga Universiteti i Vageningenit në Holandë. Grupi i studiuesve u ofroi një sasi zupi personave që morën pjesë në sondazh. Atyre iu kërkua ta ndanin atë në pjesë të vogla, të mesme apo sido që të dëshironin dhe në dy kushte të përqendruar tek ushqimi dhe të përqendruar diku tjetër, psh duke parë një film.

Në fund rezultoi se personat që kishin bërë ndarjen e ëmbëlsirës në pjesëza të vogla dhe që ishin përqendruar tek ushqimi kishin konsumuar mesatarisht 30 përqind më pak ëmbëlsirë se sa grupi tjetër.

Përfundimi; mund të ngopemi edhe me sy.

Top Channel