Ditmar Toçi është një djalë që kujdeset shumë për trupin e tij dhe me anë të palestrës ka arritur ta shndërrojë fizikun e tij, por kishte diçka të cilën Ditmari nuk mund të ndryshonte dot: veshët.
“Shokët më ngacmonin siç ndodh përherë në këto raste. Më thonin “llapush” dhe doja ta ndryshoja këtë. Për këtë arsye iu drejtova klinikës KEIT”, thekson Ditmari.
Doktor Barzi, gjatë konsultës përgatitore, shpjegon: “Ditmari paraqet një deformim të veshëve të karakterizuar nga mungesa e anti-heliksit dhe hipertrofi të konkës, pra një anomali të kërcit i cili i jep formën veshit. Nëpërmjet një prerjeje të vogël në pjesën e pasme të veshëve, do të ndërhyhet në kërcin i cili projektohet në pjesën e përparme të veshit dhe do të riformohet ajo që konsiderohet një formë normale anatomike e antiheliksit, pra një përkulje nga brenda veshit. Do të rimodelohet edhe konka që nëpërmjet një rrotullimi do të afrohet më tepër me pjesën e poshtme të veshit drejt regjionit mastoid.”
Pas operacionit, Ditmari shpjegon se si ka ndryshuar jeta e tij pas ndërhyrjes kirurgjikale: “Tani mund t’i mbaj flokët si të dua dhe kujdesem më shumë për to. E shoh veten më ndryshe dhe ndihem më mirë. Jam shumë i kënaqur me rezultatin.”
Top Channel