Nostalgjia për Stalinin nuk mungon në vendin e tij të lindjes, Gori të Gjeorgjisë.

”Ky burrë këtu është njeriu më i rëndësishem në jetën time, sigurisht pas Zotit. Unë jam nga Gori dhe jam rriturme ndienjën e dashurisë për të”, deklaroi Nazi Stepanishvili, banor i vendlindjes së drejtuesit historik, njëkohësisht famëkeq të Bashkimit Sovjetik.

Për liderin rajonal të Organizatës Staliniste, Aleksander Lursmanashvili, “Jozef Stalini, nje perfaqesues i talentit gjeorgjian, ishte njeriu qe luajti rolin kryesor ne mposhtjen e Adolf Hitlerit. Në fakt, ai e shpetoi boten nga Gjermania Naziste dhe ta krahasosh me Hitlerin eshte nje mekat, nje krim kunder njerezimit”.

Rreth 1.000 vete vune tufa me lule ne varrin e ish-diktatorit sovjetik prane murit te Kremlinit, per te shenuar ne kete menyre 60 vjetorin e vdekjes, ndersa eksperte e politikane diskutojne persete e popullaritetit kaq te zgjatur te Stalinit, pavaresisht politikave te tij brutale qe moren miliona jete njerezish.

Lideri i Partise Komuniste Ruse, Genadi Zyuganov ishte ne rreshtin e pare te fanatikeve. Ai e pershkroi Stalinin si nje “simbol te fitoreve me te medha te kombit”, e tha se Rusia duhet te mbeshtetet ne nje eksperience e tille unike per te kapercyer problemet e saj.

Stalini e udhehoqi Bashkimin Sovjetik nga viti 1924 deri ne vdekjen e tij ne 1953-shin. Komunistet e te tjere perkrahes te vijes se ashper i veshin meritat e fitores ne Luften e Dyte Boterore dhe faktit qe e ktheu vendin ne superfuqi berthamore.

Kritiket, nga ana tjeter nuk falin dhunen dhe represionet e tij. Sipas historianeve, mbi 800.000 vete u ekzekutuan gjate spastrimeve qe kulmuan me terrorin e madh ne fund te viteve 30, ndersa miliona te tjere vdiqen nga trajtimi barbar ne sistemin gjigant te kampeve te internimit dhe punes se detyruar, në gulage, nga uria ne Ukraine e ne jug te Rusise apo dhe si pasoje e deportimeve te minoriteteve etnike.

Top Channel