Slim, përsëri më i pasuri në botë

04/03/2013 19:20

Miliarderi meksikan, Carlos Slim, u emërua si njeriu më i pasur në botë për të katërtin vit radhazi, nga revista e specializuar ekonomike “Forbes”.

Manjati i telekomunikacioneve ka një pasuri që llogaritet në 73 miliardë dollarësh, e barazvlefshme me Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë në pesë vjet (pothuajse 20-fishi i buxhetit tonë shtetëror në një vit).

Meksikani u pasurua me 4 miliardë dollarë në krahasim me një vit më parë.

Midis tre më të pasurve, surpriza ishte mospërfshirja e Warren Buffet, i cili mbetet jashtë për herë të parë në më shumë se një dekadë.

Ai u kalua nga spanjolli Amancio Ortega, manjati i kompanive të veshjeve, midis të tjerave edhe “Zara”-s, që në 2012-n kishte një pasuri të përgjithshme prej 57 miliardë dollarësh.

Midis risive më të mëdha të listës së personave më të pasur të botës ishte përfshirja në të për herë të parë i një miliarderi nga Nepali, një prej vendeve më të varfëra në botë.

Një rekord prej 1 426 personash u vlerësuan nga “Forbes” se kanë një pasuri që tejkalon një miliardë dollarë, të shpërndarë në total në 42 vende.

27 prej miliarderëve janë amerikanë. Lista sivjet u shtua me 210 miliarderë, ndërsa 60 u hoqën nga lista, pasi pësuan humbje gjatë 2012-s ose në tetë raste, ndërruan jetë.

Disa emra të njohur, si Richard Murdoch dhe Roman Abramovich renditen në vendet 91 dhe 107, përkatësisht.

Dhjetë personat më të pasur në botë (emri, shtetësia, pasuria)

1.    Carlos Slim    Meksikë    73 mld $
2.    Bill Gates       SHBA        67 mld $
3.    Amancio Ortega Spanjë  57 mld $
4.    Warren Buffet SHBA       53,5 mld $
5.    Larry Ellison    SHBA       43 mld $
6.    Charles Koch  SHBA       34 mld $
7.    David Koch     SHBA       34 mld $
8.    Li Ka-shing     Kinë        31 mld $
9.    Liliane Bettencourt Francë 30 mld $
10.  Bernard Arnault     Francë  29 mld $

Top Channel