Rita Ora: Kam nisur t’i adhuroj makinat

04/03/2013 11:20

Rita Ora ka pranuar se interpretimi në filmin ‘Fast & Furious 6’ ka bërë që t’i pëlqejnë shumë makinat. Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova shfaqet në filmin e gjashtë të sagës me një rol që ishte menduar fillimisht për Rihanna.

23-vjeçarja theksoi për ‘The Sun’: “Nuk më pëlqenin makinat më parë, por tani i adhuroj. Jam shumë e emocionuar sepse ky ishte filmi i parë ku luaj një rol dhe më vjen mirë që bëhet fjalë për një film të madh.”

Në filmin ‘Fast & Furious 6’ interpretojnë aktorët Vin Diesel dhe Dwayne Johnson, por ndryshe nga këta aktorë të njohur, Rita nuk është lejuar të ngasë makinat e shpejta.

“Nuk xhirova skena duke ngarë makina sepse nuk kishim kohë të bënim prova për këtë. Kisha një rol të vogël, por të lezetshëm”, shtoi Rita Ora.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA