Batman lufton krimin në rrugët e Anglisë

04/03/2013 00:00

Prej vitesh Batmani lufton krimin dhe të këqijtë duke i vendosur këta të fundit përpara drejtësisë, të paktën në skenarët hollivudianë.

I frymëzuar nga këta skenarë, një burrë misterioz, i veshur totalisht me një uniformë klasike të filmit Batman, u paraqit në hollin e stacionit të policisë në Trafalgar, në Jorkshajër të Britanisë së Madhe.

Me vete ai kishte një 27-vjeçar që akuzohej për vjedhje, kërcënime dhe grabitje me dhunë, krime të kryera në një lagje të qytetit anglez.

Kamerat e sigurisë regjistruan gjithcka. Policia thotë se mbetet ende anonim identiteti i personit që solli në pranga të akuzuarin për grabitje.

  Uniforma e rimodeluar e Batman. Christian Bale në filmin e fundit “The Dark Knight Rises”

Top Channel