Arsyet që të çojnë drejt divorcit

04/03/2013 00:00

Që në fëmijëri, mendojmë për dasmën tonë ideale. Për vajzat përfytyrimi kalon çdo lloj fantazie, që nga princi i kaltër e deri tek fustani përrallor, vendi i ceremonisë dhe shpesh herë edhe të ftuarit.

Martesa është kurorëzimi i një lidhjeje të fortë në çift, ku mashkulli dhe femra nuk jetojnë dot pa njëri-tjetrin, kështu që vendosin të kurorëzojnë lidhjen e tyre para familjarëve, miqve dhe Zotit.

Megjithatë, ndodh që lidhja e fortë mes çiftit prishet, humbet ekuilibri dhe mes tyre nuk ka më komunikim.

Atëherë vjen divorci, hapi i fundit dhe më radikal i prishjes së një marrëdhënieje. Në ditët e sotme, divorci është kthyer në një lloj mode e siç thonë sociologët. familja nuk është më e njejta, ajo nuk ka më të njejtën rëndësi si dikur.

Sipas një studimi, katër janë problemet kryesore, të cilave thuajse asnjë martesë nuk i reziston dot. Megjithatë, në mënyrë të habitshme, në këtë listë nuk bën pjesë tradhëtia.  

Së pari, të ndalosh së qenuri partner . Kur njëri nga partnerët ndien dhe kupton se partneri tjetër ka filluar të jetë i papërgjegjshëm, të bëjë veprime të pamenduara e të mendojë vetëm për veten e tij, lidhja martesore bëhet shkrumb e hi, shkatërrohet intimiteti dhe tërheqja seksuale.

Nëse arrin në këtë pikë, kthimi pas është shumë i vështirë, thuajse i pamundur, për këtë aryse duhet që përpara se të vendosni të lidheni në martesë të diskutoni me njëri-tjetrin, pse jo edhe në praninë e një këshilluesi martesash.

Sipas studimit, një tjetër arsye që të shtyn drejt divorcit janë ankesat e vazhdueshme, shfaqja e pakenaqesive dhe hedhja e fajit partnerit.

Kur problmet martesore nuk zgjidhen dot në mënyrën që të dyja palët të jenë të kënaqura atëherë fillojnë fyerjet dhe ofendimet për mënyrën e jetesës, gjë që çon në shkatërrimin e martesës.

Sipas studiuesve, të arrish kompromisin për problemet që ke është shumë herë më e rëndësishme sesa fakti që ti ke të drejtë. Personat individualist që nuk pranojnë përgjegjësitë janë të destinuar të që ta çojnë marrëdhënien e tyre në dështim.

Narcisizmi është një tjetër detaj i rëndësishëm ndaj të cilit duhet të bëjmë shumë kujdes nëse duam që marrëdhënia jonë bashkëshortore të mos përfundojë. Kur partenerët nuk janë ta aftë të jenë të ndjeshëm ndaj njëri tjetrit  dhe në vend që të hyjnë në konkurencë mbi cështje të tilla si kush punon më shumë, kush kalon kohë më shumë me fëmijët apo se kush ka kaluar një ditë më të keqe presupozojnë që tjetri e ka më të lehtë dhe nuk ndjehet i mirëkuptuar.  

Të jesh apo përpiqesh të jesh në qendër të vëmendjes jo vetëm në çift, por edhe për të gjithë familjen, e bën bashkëshortin apo bashkëshorten tuaj të ndjehet e anashkaluar dhe të vihet në vështirësi për shkak të mungesës së konsideratës së tyre nga të tjerët.

Në rast se do të përpiqet ta përtypë zakonin tuaj, e sigurt që nuk do të mundet ta bëjë gjithmonë. Përpiquni të mos e lini pasdore dhe të mos kërkoni të gjithë vëmendjen për veten tuaj.

Eksperti dhe psikoterapisti i divorceve, McËade shpjegon se çeshtjet bashkeshortore që shqetësojnë njërin apo tjetrin partner duhen diskutuar patjetër në çift, në rast se është e mundur të ndryshojnë, por kjo duhet bërë përpara se këto veprime të shndërrohen në sjellje të zakonshme.

Top Channel