2 vite për të bërë një tatuazh

04/03/2013 14:10

Alan Bissett ka dy vite që po bën tatuazhin e ëndrrave të tij dhe ende nuk e ka përfunduar.

Problemi nuk është se tatuazhi është i vështirë për t’u realizuar, por arsyeja e kësaj vonese është se anglezi 34-vjeçar nuk e duron dot dhimbjen gjatë procesit të vizatimit në lëkurë.

“Duroj vetëm një orë ose një orë e gjysmë e më pas duhet të ndaloj. Nuk e duroj dot dhimbjen”, deklaroi Bissett, i cili po bën tatuazh Xhokerin, kundërshtarin e Batmanit të interpretuar nga aktori Jack Nicholson.

“E di që ky tatuazh po zgjat shumë, por jam i vendosur ta përfundoj sepse Jack Nicholson është heroi im”, thotë 34-vjeçari.

Top Channel