Thirrjet Rama në burg, Berisha në burg, Gjekmarkaj për Top Channel: Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së Kryetari i Partisë Demokracia Sociale tha nga Vlora, në një takim me mbështetësit e tij se politika i ka lënë në harresë qytetet që njihen si qytete me bindje të majta.
Milo në fjalën e tij përmendi masakrën e tokave që po bëhet, madje cilësoi si mafie ata që po uzurpojne tokat. Ai përmendi gjithashtu papunësinë, krimin e organizuar, krimin që ka mbërthyer shtetin, e ndër të tjera edhe pushtetin e korruptuar të gjyqësorit, që keqpërdoret nga qeveria.
Krimi ka arritur shifra alarmante edhe e gjitha kjo, sipas Milos, do të shumëzohet me zero pas zgjedhjeve të 23 qershorit ku të bashkuar mund të heqim këtë keqqeverisje.
Kreu i PDS-së diskutoi me të pranishmit problemet dhe shqetësimet që ka ky qytet, i cili po përballet, sipas tij, me politikat e gabuara dhe papërgjegjshmërinë qeverisëse.
Top Channel