Facebook blen Atlas Solution nga Microsoft. Është një platformë
publicitare që do të ndihmojë rrjetin social të masë efikasitetin e
reklamave në faqen e tij dhe të tjera.

Lajmi është bërë i ditur në vetë blogun e Facebook, drejtuesit e të cilit shprehen optimistë për ndikimin pozitiv që kjo blerje do të ketë.

“Nëse dikush bën marketing dhe agjencitë janë në gjendje të kenë një ide të performancës së fushatës publicitare, atëherë do të jenë në gjendje të bëjnë një punë më të mirë për t’u siguruar që mesazhi i duhur të shkojë tek personat e duhur, në momentin e duhur”, thuhet në mesazh.

Muajin e kaluar Facebook bëri të ditur se kishte qenë nën shënjestrën e një “sulmi të sofistikuar” nga hakersat, por nuk kishte asnjë të dhënë për kompromentimin e të dhënave të ndonjë përdoruesi.

Rrjeti social me bazë në Amerikë bëri të ditur se sulmi ndodhi kur punonjësit e tij vizituan një faqe interneti të një zhvilluesi të telefonisë celulare, e cila “ishte e kompromentuar”.

Facebook njoftoi se nuk është e vetmja kompani e sulmuar në këtë mënyrë. Më shumë se 1 miliardë njerëz përdorin këtë rrjet social në mbarë botën.

Top Channel