Të shëndoshët jetojnë më gjatë se elegantët

01/03/2013 11:00

Njerëzit e shëndoshë jetojnë më gjatë se ata të dobëtit sepse truri i tyre ushqehet më mirë në periudhë stresi. Në këtë përfundim ka dalë Achim Peters, një ekspert gjerman i obezitetit.

Ai mendon se njerëzit mbipeshë përshtaten më mirë me jetën moderne të mbushur me stres sepse metabolizmi i tyre është më i fortë. Profesori i Universitetit të Lubekut ka 30 vite që studion lidhjen e peshës trupore me trurin dhe është i bindur se nuk është aspak e vërtetë që njerëzit e shëndoshë vdesin më shpejt se ata elegantë.

“Njerëzit reagojnë ndaj stresit në dy mënyra: duke ngrënë shumë ose duke ngrënë shumë pak. Ata që sëmuren rëndë janë të dobëtit, ndërsa të shëndoshët nuk kanë probleme”, thekson Peters, i cili saktëson se të jesh elegant nuk është problem, por të jesh elegant në periudhë stresi bëhet e rrezikshme.

Peters shpjegoi se flet për njerëz që kanë probleme të tilla stresuese si varfëria, abuzimi, divorci, mungesa e besimit tek vetja dhe probleme në punë.

Top Channel