Të guxosh me “Harlem Shake” në avion

01/03/2013 00:00

Kërcimi i cuditshëm Harlem Shake po shndërohet cdo ditë e më shumë më popullor. Në Youtube gjen me qindra-mijëra video të postuara nga adhuruesit e këtij kërcimi nëpër vende nga më të ndryshmet.

Por kërcimi i fundit, ai në një avion që po fluturonte në mbi 10 mijë metra lartësi, është vërtet i tepruar. Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë nisur një hetim për videon në fjalë. Në të shihet një grup të rinjsh të një universiteti që bindin thuajse të gjithë pasagjerët të kërcejnë nën ritmet e DJ Baauer.

Ekspertët e fluturimeve ajrore thanë se ky kërcim rrezikoi seriozisht rrëzimin e avionit. Sipas tyre, në një udhëtim, sidomos në të tilla lartësi, balanca e peshës në avion është thelbësore dhe ngritja e gjithë pasagjerëve rrezikon seriozisht rrëzimin e tij.

Fatmirësisht asgjë nga këto nuk ka ndodhur, megjithatë kjo nuk ka penguar nisjen e hetimeve edhe për pilotët drejtues për të përcaktuar nëse kërcimi ishte organizuar me lejen apo pa lejen e tyre.

Top Channel