Partnerët e koalicionit qeverisës në Kosovë, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli diskutojnë për riformatimin e qeverisë dhe reforma më të mëdha në fushën e ekonomisë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila, e cila vjen nga radhët e AKR-së, tha se nuk kanë diskutuar për emra konkretë.

Sipas saj, dy partnerët e koalicionit qeverisës janë pajtuar për vazhdimin e proçesit reformator, si dhe për reforma në fushën e ekonomisë, pa specifikuar për çfarë bëhet fjalë.

Nga ana tjetër, në një komunikatë, partia e kryeministrit Thaci thotë se në takim u diskutua për funksionimin e koalicionit qeverisës.

Të dy palët u pajtuan të vazhdojnë me koalicionin qeverisës, duke shikuar mundësitë e forcimit dhe konsolidimit të qeverisjes së mirë në vend, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Trajtim i veçantë ishte çështja e reformave ekonomike dhe përmirësimi i mirëqënies sociale të qytetarëve të Kosovës në periudhën e ardhshme qeverisëse.

Siç dihet, aktualisht qeveria kosovare është pa ministër të Financave pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti.

Aleanca Kosova e Re ka shfrytëzuar këtë mundësi për të kërkuar edhe një ministri nga kryeministri Thaçi, që ka të bëjë me fushën e ekonomisë.

Në këtë rast AKR pretendon të marrë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, të cilën e udhëheq Besim Beqaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA