Me ardhjen e stinës së pranverës fillojnë edhe guidat e turistike të sezonit në vendin tonë.

E për të apasionuarit pas arkeologjisë, bazilika paleo-kristiane në Elbasan është drejt përfundimit të rikonstruksionit.

E zbuluar nga arkeologët në vitin 2007 ajo është një nga më të mëdhatë në territorin shqiptar dhe pritet që të tërheqë një numër të madh vizitorësh.

Dashuria për natyrën dhe pasioni për të mbrojtur ambientin ka bërë që Korpusi i Vullnetarëve të ndërmarrë një nismë për të pastruar mbeturinat.

E shtuna e fundit e çdo muaji është zgjedhur që të jetë “ Dita e pastrimit Vullnetar”, ditë kjo për të sensibilizuar luftën kundër ndotjes së mjedisit.

Dëshira për të pasur gjithmonë një trup në formë përmes dietave duket se ka ndikim pozitiv edhe në shëndetin e zemrës.

Një studim i kryer së fundmi në mes 7500 personash në “Hospital Clinic” të Barcelonës tregon se kush konsumon ushqime tipike mesdhetare ka një rrezik 30 për qind më të ulët për t’u prekur nga patologjitë kardiovaskolare, në veçanti nga iktuset.  

Ushqimet më të mira mesdhetare përfshijnë racione të dendura frutash, sallatrash, peshk, pulë, fasule, salcë domate, etj. Edhe një gotë verë e sasi të vogla ëmbëlsirash në ditë nuk bëjnë keq.

Nëse mendoni se kërcimi është thjeshtë për t’u argëtuar dhe për profesionistët e keni gabim. Lloje të caktuar kërcimi mund të ndihmojnë edhe për të luftuar sëmundje mjaft të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Një rast fatlum është historia e një 17 vjecari anglez. Ai u prek nga një sëmundje e zorrëve dhe shpeshherë binte në gjendje agonie.

Por, vendosmëria e tij për të zhvilluar karrierën premtuese në vallëzim i dha nxitjen e nevojshme për të luftuar. Falë kërcimit irlandez i riu, e kujton si të largët vitin 2010 kur ai u diagnostikua me sëmundjen që i vështirësonte jetën.

Top Channel