Ky është momenti i frikshëm kur një zhytës e gjeti veten të rrethuar nga një tufë peshkaqenësh.

Pamjet janë marrë nga fotografi Andrew Stuart në Kuinsland të Australisë. Zhytësi kishte hyrë me sardele për t’i përdorur si karrem, por peshkaqenët erdhën më shpejt seç pritej.

Fatmirësisht zhytësi nuk pësoi asnjë dëmtim edhe pse “grumbullime” të tilla peshkaqenësh janë fatale për njerëzit.

Në fillim të javës një burrë u vra nga sulmi i katër peshkaqenëve në Zelandën e Re.

Top Channel