“Kupola duhet të shkarkohet”

28/02/2013 19:50

Një ndër ish-drejtuesit e policise shqiptare, në emër te Shoqatës së Policëve në Lirim kërkon shkarkimin e drejtueseve kryesore të Policise së Shtetit shqiptar, pas publikimit të fotove të të dyshuarit për vrasje në shoqërinë e tyre.

”Do të mjaftonte shumë më pak se kaq për të shkaktuar tërmet në radhët e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Më shqetësuese është tronditja e thellë e besimit të policisë në terren, goditja që pëson morali i policisë tek vetë efektivët. Besoj se të gjithë e dimë që ky besim është në nivele katastrofike, për të mos folur më pas për besimin e publikut tek forcat e rendit”, deklaroi eksperti.

Sipas Shkëlzen Rexhepit, sido që të kenë qenë rrethanat në Gosti apo si do që të përfundojnë hetimet, krerët e policise duhet të njihnin biznesmenin në rruge operative. Fakti qe ju gjet një arsenal i madh armësh dhe droge kompromenton shoqërine e biznesmenit me krerët e policisë.

”A mund të ketë pasur një mungesë të interesimit policor, ndonëse strukturat e shtetit u detyruan të rakordojnë me policinë e shtetit dhe të japin informacion për këtë person, gjithmonë flas në rrugë operative apo konfidenciale. Është e pafalshme që të mos bëhen verifikimet e nevojshme, pasi i dyshuari nuk është një njeri i zakonshëm, por një njeri me profil të rëndësishëm publik, zëvendëspresident i një klubi futbolli dhe me aksione në shumë biznese të ndryshme”, theksoi Rexhepi.

Për të, nuk duhet te pritej publikimi i fotove, por që në fazat fillestare të hetimit, kur doli emri i biznesmenit Frroku si i dyshuar, duhet te jepnin dorëheqje nga hetimi. “Që në çastet e para kur u arrit në emrin e personit që akuzohet duhet të kishte pasur lëvizje të motivuara qoftë personalisht, qoftë edhe nga ana e strukturave më të larta, për t’u distancuar nga këto hetime”.

Për ish-funksionarin e policise, Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, qe varet direkt nga ministri mban peshen e fajit ne gjithe historine parandaluese: ”SHKB duhet të ishte marrë me pjesën kryesore të ruajtjes së zotërisë që i kishin cënuar jetën për shkak të detyrës. Kërcënimi ka qenë publik dhe SHKB duhet të kishte hetuar historinë e përplasjes së biznesmenit me komisarin. Besoj se e kishin edhe informacionin e nevojshëm për këtë”.

Fotot e drejtuesve kryesore te policise shqiptare me te dyshuarin per vrasjen e kryekomisar dritan lamaj po shkaktojne polemika te forta, nderkohe qe po shtohen gjithmone e me shume zerat qe kerkojne largimin e ketyre drejtuesve nga detyra dhe te tjere qe hedhin dyshime te forta mbi aspektet e vrasjes, qofte parandalimin e krimit apo edhe hetimin e saj tashme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA