Një kompjuter transparent, që u lejon përdoruesve të depërtojnë brenda
tij dhe të prekin përmbajtjen dixhitale, është prezantuar në një
konferencë të posaçme në Los Anxheles.

Përfaqësuesi i Technology, Education and Design, Jinha Lee ka punuar për desktopin SpaceTop 3D në bashkëpunim me Microsoft.

“Duke u lejuar përdoruesve të veprojnë me kompjuterin në të njëjtën mënyrë siç veprojnë me objekte solide mund ta bëjë përdorimin e PC-ve më intuitiv”, ka thënë Lee për BBC.

Ai mendon se sistemi do të jetë gati për përdorim në masë të gjerë brenda një dekade. Sistemi konsiston në një ekran transparent LED, me kamera të ndërtuara brenda, që gjurmon veprimet e përdoruesit dhe lëvizjet e tij me sy.

Projekti ishte frymëzuar nga nevoja e njeriut për të ndërvepruar me gjërat. “Memoria hapësinore, ku trupi me intuitë të kujton se ku kemi lënë gjërat, është njësoj si një kafkë njeriu”, ka shtuar Lee.

Top Channel