Aplikacion për analizën e urinës

28/02/2013 00:00

Një aplikacion për telefonat smart që përdor kamerën e celularit për të analizuar urinën dhe për të kontrolluar gjendjen shëndetësore është prezantuar nga Technology, Education and Design.

Ucheck, emri i aplikacionit, teston 25 raste të ndryshme shëndetësore dhe mund të ndihmojë në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve në botën e zhvilluar.

Rritja e fenomenit “shëndetësi e lëvizshme” po diskutohet në masë të gjerë dhe konsiderohet si një mundësi për të shpëtuar jetë.

Aplikacioni ka lindur nga ideja e studiuesit Myshkin Ingawale. “Dua ta çoj kontrollin mjekësor në duart e përdoruesve”, thotë ai.

Urina mund të testohet për praninë e 10 elementëve, përfshirë këtu glukozën, proteinat dhe nitritet. Përdoruesit duhet ta mbledhin urinën e tyre në një enë të vogël dhe të zhysin në të një shirit tradicional, si ai që përdoret për diabetin.

Ky test mund të bëhet për të treguar një sërë gjendjesh shëndetësore, përfshirë diabetin, infeksionet urinore, kancerin, problemet në mëlçi, si dhe për të kontrolluar shëndetin në përgjithësi.

Top Channel