Zelandë, sulm vdekjeprurës i peshkaqenit

27/02/2013 08:00

Në një plazh të Okland në Zelandën e Re një peshkaqen sulmoi një person duke i shkaktuar vdekjen.

47-vjeçari ishte duke notuar në ujërat e Murivajit kur ndodhi sulmi. Sulmet e peshkaqenëve janë shumë të rrallë në Zelandën e Re. Numërohen 11 raste fatale që nga viti 1847, vit kur ka nisur regjistrimi i tyre.

Viktima e fundit e shkaktuar nga një peshkaqen në Zelandë regjistrohet në vitin 1976, në Bei of Plenti.

Një komunikatë e policisë shpjegon: “Oficerët shkuan në vendngjarje në kohën e sulmit dhe qëlluan peshkaqenin para se ai të largohej. Ishte i gjatë 4.2 metra.”

Sipas mediave neozelandeze, sulmi mund të jetë kryer nga më shumë se një peshkaqen.

Top Channel