Një vëzhgim gati 2-mijë vjeçar mbi historine e dietave dhe korseve tregon se shqetësimi për kilet e tepërta nuk është një fenomen modern.

Hipokrati, filozofi dhe mendimtari i lashte grek, pati vënë theksin se parimet kryesore te shendetit ishin ushqimet dhe ushtrimet. Nga lashtesia deri tek libri me i suksesshem në 1558,  “Arti i te jetuarit gjate”, i Lord Byron, moda e dietave dhe deshires per te humbur peshe ka qene nje tendence konstante deri ne shekullin e 19-te.

Por ne, shekullin e 19-te e pas, deshira per te mbajtur trupin ne forme solli nje revolucion ne fushen e dietologjise.

Nje prej dietave me te njohura te fillim shekullit 19-te është e ashtuquajtura dieta Fletcher. Kjo diete mori emrin nga Horace Fletcher, nje interpret amerikan i cili fitoi titullin mjeshter i pertypjes.

Dieta qe ai aplikonte kishte te bente pikerisht me kete fakt. Mund te hante cfare t’i pelqente, vetem se ushqimin e pertypte minimumi 100 here ne goje.

Me pas ne vitin 1920 lindi dieta e kalorive te llogaritura. Ne kete kohe kur pati kulmuar deshira e grave per t’u dukur sa me elegante, doktoreshe Lulu Hunt Peters publikoi ne 1918 librin “Dieta dhe shendeti: Çelesi kalorite”. Libri, i cili pati bum shitjesh, u sugjeronte grave te mos konsumonin me shume sesa 1.200 kalori ne dite.

Ne vitin 1950 nje prej dietave me popullore ishte ajo me supe lakre. Kjo diete nuk kishte nje autor. Ate mund ta mbaje per disa dite duke konsumuar vetem supe lakre te shoqeruar gjate dites me vakte frutash dhe perime, si dhe me nje porcion shume te vogel mishi.

Nje diete shume e perhapur ka qene ajo e “Beverly Hills” ne 1981. Libri botuar nga Judy Mazel udhehiqte drejt nje regjimi 6- javor me ushqim te kombinuar, sepse sipas saj radha e konsumimit ishte shume e rendesishme.

Ajo rekomandonte që 10 ditet e para te konsumoheshin vetem fruta dhe gradualisht te shtoheshin ushqime te tjera, por proteinat dhe karbohidratet te konsumoheshin te ndara. Kjo u be nje nga dietat me te aplikuara te Holliëood.

Por ne vititn 1997 ajo qe u perhap masivisht ishte dieta sipas grupit te gjakut. Ne librin “Ushqehu sipas tipit tend”, Peter D’Adamo, sugjeronte qe njerezit duhet te ushqehen sipas tipit te gjakut.

Sipas ketij regjimi, ata qe kane grupin O duhet te marrin me shume proteina dhe me pak karbohidrate. Personat me grupin A duhet te jene vegjetariane ne dieten e tyre ushqimore.

E famshmja dieta Dukan u perhap masivisht ne vitin 2000. Francezi Pierre Dukan zhvilloi ne 1970 dieten e tij per trajtimin e obezeve. Dieta e tij ndahej ne 4 faza te te renit ne peshe, ku proteinat lejoheshin te konsumoheshin vetem nje dite ne jave.

Dieta e krijuar ditet e sotme, quhet 5 me 2. Sipas saj pergjate 5 diteve mund te hash çfare te duash, por nje dite po dhe nje dite jo duhet te kufizosh marrjene kalorive. Gjate diteve te regjimit te kalorive ato nuk duhet t’i kalojne 500 per grate dhe 600 kalorite per burrat.

Top Channel