Jeta e saj eshte nje regjim i jashtezakonshem. Jo vetem per faktin se gjithe diten e investon ne pune, por se gjate gjithe jetes eshte detyruar te qendroje ne dieta te forta ushqimore.

Mbipesha, por edhe problemet shendetesore te ndikuara prej saj, e kane privuar pergjithmone nga kenaqesia e te ngrenit sipas deshires.

Megjithate, doktoreshe Mirela pranon se regjimi i forte ushqimor e ka sjelle shendetin e saj ne nje ekuiliber te mire. Dhe stili i saj gastronomik ka ndikuar edhe ate te kolegeve dhe mikeve te saj.

“Ka ndikuar shumë tek unë. Kur kam ardhur në punë për herë të parë haja sasi të madhe ushqimesh, qoftë edhe bukë, por ndihesha në siklet duke parë doktoreshën që vinte dietën dhe unë e pakësoja pak nga pak ushqimin tim, aq sa ndihem me të vërtetë shumë mirë”, thotë prej kolegeve të punës.

Gjerat nuk jane kaq bukur kur sillet fjala per ne shtepi. Kufizimi ushqimor per Mirelen duket se ka shkaktuar pakenaqesi te vogla tek menyra sesi gatuhet ne familje.

“Është një ndër pakënaqësitë e vogla, pasi zakonisht në familje gatuan gruaja, por e kemi rregulluar me ndonjë ushqim nga restoranti, ndonjë picë, makarona, etj”, deklaroi bashkëshorti i Mirelës.

Edhe pse per pjesen tjeter te familjes nuk ka kufizime ushqimesh, ekzistojne kufizime te tjera qe i komplikon pak gjerat ne tryeze.

Por ne gjithe kete sacrifice qe i eshte dashur te beje per hir te pamjes dhe shendetit, Mirela ka fituar nje avantazh te madh. Asaj i takon rralle te gatuaje.

“Ngaqë ka problemin e ditës, i kërkojmë rrallë të na gatuajë, edhe duke mos dashur që t’i hyjë qëjfi i ushqimit dhe të prishë dietën që mban, ndaj mundohemi të sajojmë vetë diçka më shumë”, shtoi bashkëshorti.

Dieta të çuditshme
Dieta dobesuese te çuditshme? Edhe pse tingellojne disi te frikshme, ato ekzistojne. Per qellime perfitimi apo dobesimi jane njerezit ata qe i kane shpikur. Ja cilat jane disa nga dietat me te çuditshme ne bote.

Dieta makrobiotike: Ajo konsiston ne konsumin e produkteve shume  te perpunuara.  Deri ketu asgje nuk tingellon çuditshem, por ato qe i jane nenshtruar kesaj diete thone se edhe duhani si produkt i makroperpunuar nuk e demton shendetin.

Ekziston edhe dieta e kalit : sipas kesaj diete duhet konsumuar supe kali per 7 dite. Eshte nje diete dobesuese pothuajse pa asnjë te dhene ushqyese.

Keni degjuar ndonjehere per dieten paleolitika: ajo ka te beje me ngrenien e ushqimeve te pagatuara. Pervec renies ne peshe, hamendesohet se kjo lloj diete mund te reduktoje rreziqet e shume sëmundjeve.

Dieta e frutave: Nese gjate gjithe kohes se regjimit do te hani vetem fruta, thuhet se kjo sherben mjaft mire per te rene nga pesha. Por kjo lloj diete ka nje ane te keqe, pasi nuk te mundeson sasine e duhur te vitaminave, si kalcium, zink, po ashtu edhe te proteinave dhe hekurit.

Dieta me simpatike mes gjithe ketyre regjimeve ushqimore te cuditshme eshte dieta Shangri-la: Sipas saj mund te hash te gjitha llojet e ushqimeve, madje edhe ato qe pelqeni me teper. Por, e rendesishme eshte që gjate dites te pini vaj ulliri ose uje me sheqer ne menyre qe neper vakte mos te jeni te uritur.

Po dieta Fletcher ju thote gje? Ne baze te kësaj diete qendron përtypja e mire e ushqimit. Per ta respektuar mire ate duhet qe ushqimi te pertypet disa dhjetra here ne goje perpara se te gelltitet.
Dhe mes listes se ketyre dietave te cuditshme ekziston edhe dieta e “Bukuroshes  se Fjetur”. Sipas saj keshillohet qe te flini sa me gjate, ne menyre qe te reduktoni numrin e vakteve.
I beni dot gjithe keto dieta kaq ekstravagante? Doni te rrezikoni apo jo, ata qe i kane aplikuar thone se kane rene nga pesha.

Top Channel