Zbulohet origjina e meteorit që ra në Rusi

26/02/2013 00:00

Astronomët kanë gjurmuar origjinën e meteorit që plagosi rreth 1 mijë
persona pasi ra i copëtuar në Rusinë qendrore më herët gjatë muajit.

Duke përdorur pamjet e një videoje amatore, ata mundën të identifikonin trajektoren e meteorit drejt atmosferës së Tokës dhe më pas rindërtuan orbitën e tij përreth Diellit.

Video të shumta të topit të zjarrtë u bënë me kamera celularësh, kamera me qark të shkurtër dhe të tjera të instaluara në automjete, të cilat u transmetuan më pas në internet. Për më tepër, pamjet e kamerave të trafikut kishin kohën e saktë dhe datën.

Grupi i studiuesve nga Kolumbia i ka publikuar detajet në faqen e internetit Arxiv. Duke përdorur pamjet dhe lokalizimin e impaktit të topit të zjarrit në liqenin Çebarkul, ata arritën të përdorin trigonometrinë për të llogaritur peshën, shpejtësinë dhe pozicionin e objektit teksa binte në Tokë.

Për të rindërtuar orbitën origjinale të meteorit përreth Diellit, ata përdorën 6 zona të ndryshme të trajektores së tij drejt atmosferës së Tokës, shumica e të cilave ishin të lidhura me pikën ku meteori u ndez aq shumë sa të shkaktonte hije edhe në video.

Studiuesit futën të dhënat e tyre në softuerin e astronomisë të zhvilluar nga Vëzhguesi Detar i Shteteve të Bashkuara dhe rezultatet tregonin se meteori i përkiste një familjeje të njohur të gurëve hapësinorë, të njohur ndryshe si asteroidët Apollo, që kalojnë në obitën e Tokës.

Deri më sot janë rreth 9.700 asteroidët e zbuluar pranë planetit tonë, rreth 5.200 prej të cilëve mendohet të jenë të familjes Apollo. Ata janë të ndarë në grupe si Apollo, Aten, ose Amor, në bazë të orbitës që kanë.

Top Channel