Aventura e sikletshme e një burri në korridoret e hotelit

26/02/2013 00:00

Makthi i cdo personi që frekuenton hotelet u shndërrua në realitet për një njeri të vetëm, që iu mbyll dera e dhomës së tij kur vetë ndodhej jashtë, pa çelësa dhe…lakuriq.

Incidenti aspak i këndshëm duket se ka ndodhur në një hotel lukzos dhe gjithcka është e filmuar nga kamerat e sigurisë. Video e përfituar prej tyre po bën xhiron në internet.

Fillimisht në të shihet qartë se si aksidentalisht klienti mbetet jashtë dhomës së tij. Ai qendron për disa minuta në korridor me shpresën se aty do të kalonte ndonjë anëtar i stafit të punonjësve të hotelit.

Me kalimin e kohës durimi po i soste dhe duke parë mundësitë e pakta që kishte për të zgjidhur situatën e sikletshme në të cilën kishte zhytur veten, vendos të zbresë poshtë tek recepsioni.

Pa u menduar dy herë, mbulon pjesët intime me mjetet e kuzhinës që kishte nxjerrë jashtë dhomës dhe niset. Në ashensor, një nënë mbulon fytyrën e fëmijës së saj për të mos u bërë dëshmitar i ngjarjes së sikletshme, ndërsa me të mbërritur tek recepsioni, i tregon punonjëses “hallin” e tij.

Recepsioni i kërkoi numrin e kartës së identifikimit dhe përgjigjja e viktimës ishte: Si mund të kem numrin e kartës së identifikimit?! Jam lakuriq!”.

Top Channel